|
 Moteli “Lovac” gjendet mu në qendër të Shtërpcës, në grykën e dy lumenjve malorë, 200m larg rrugës magjistrale Ferizaj – Prizren.
Moteli ka në dispozicion 10 dhoma me dy krevatë dhe me tre krevatë me banjo (vaska dhe kabina me dush) dhe me kuzhinë ku përgatitet çaji, si dhe 2 apartamente, që gjithësej bëjnë 28 krevatë. Objekti është ndërtuar dhe vënë në funksion në vitin 2008. Në objekt ndodhet edhe restoranti me kapacitet prej 150 vendesh, si dhe kasinoja (poker aparatet, ruleti, pikadoja dhe bilardoja). Restoranti ofron specialitete vendore (brinjë të tymosura me kajmak, mish allafshatarçe, qengj të pjekur në saç, djathëra sharri dhe specialitete të ngjashme) si dhe specialitete të nduarnduarta të kuzhinave të tjera.
Moteli ka edhe sallën e kongreseve që e bën ideal për organizimin e simpoziumeve, të kongreseve, të seminarëve, si dhe të kremteve të ndryshme.
Për mysafirë në sezonën e skijimit organizohet transporti për në qendrën e skijimit e cila është 14 km larg.
Moteli është jashtëzakonisht i përshtatshëm si për turizëm dimëror ashtu edhe për turizëm veror. Në periudhën e verës moteli organizon pikniqe në natyrë me drekë dhe me shëtitje në pishnaja.
Kontakti: +38129070700 +381637235255 +381640905724 mail:
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
   
  

   
|