Regjistrimi



Karnavali i bardhë (bele poklade) – Proçkë

Pročka, Štrpce, BrezovicaPashkët, si festë me datë jofikse, gjithmonë bie të dielën e parë pas hënës së plotë pas ekuinoksit të pranverës. I paraprin agjërimi i madh ose i shenjtë që zgjat 40 ditë. Koha prej festës së kërshëndellave deri te fillimi i agjërimit të shenjtë te serbët quhet “mesojegj”. Java e fundit e mesojegjit është Java e bardhë, ndërsa dita e fundit e kësaj jave quhet Karnavali “i bardhë“ (Bele poklade). Vetë dita e karnavalit është ditë gazmendi dhe e faljes reciproke të fyerjeve. Nëpër shtëpi organizohen gosti të pasura me gjellë të lyrshme, sidomos me lyrë tw bardhë (prodhime qumështi) sipas së cilës ky karnaval ka marrë emrin. Çdokush që është zemëruar me dikë shkon të kërkojë falje dhe gjithmonë është falur. Në veçanti ka qenë e përhapur që famujt të shkojnë te nunët për falje, sepse çdo fyerje, qoftë edhe e pavullnetshme,  që i bëhej nunit, konsiderohej mëkat i madh. Ky zakon i pajtimit kishte për qëllim që njerëzit të hynin në agjërimin e shenjtë pa kurrfarë mëkati. Për këtë shkak ky karnaval diku quhet edhe “karnaval i faljeve”.

Pročka, Štrpce, BrezovicaNë komunën e Shtërpcës dita e karnavalit festohet në mënyrë të veçantë. Atë ditë në Shtërpcë ndodh një ceremoni martese shumë interesante. Fjala është se atë ditë  në Shtërpcë martohet askush tjetër po Marko Kraleviqi.  Ndërkaq, nuk është i jashtëzakonshëm vetëm dhëndri. Krushqit përbëjnë një ushtri të vërtetë prej “Ujqërve” (“Vuçarëve”) të cilët me maska (të bëra nga leshi, lëkura dhe kryesisht nga materiale natyrore) dhe hipur në kuaj, gomarë ose në këmbë, shkojnë pas çiftit dhe me shpatat, me pallat, me heshtat e tyre dhe me armë të tjera, zakonisht nga druri, e ruajnë “nusen” që mos ta vjedhë kush.

Pročka, Štrpce, BrezovicaNdërsa “nusja” … puna e saj është një tregim më vete. Ajo është një mashkull i veshur me petka popullore. Kjo shpurë martese mjaft e çuditshme pas shëtitjes nëpër vendbanim (për të demonstruar vajzën e bukur në vërsë të martesës), që zgjat disa orë, vjen në shesh ku, në prani të popullit të shumtë të tubuar, bëhet akti solemn i kurorëzimit.  Kurorëzimit i paraprin një program humoristik i rastit, i cili nuk është shkruar vetëm për t’i bërë njerëzit për të qeshur. Ai shërben që të tregohen ngjarje (zakonisht të këqia) të rëndësishme në Shtërpcë dhe të përqeshen dhe të tallen shkaktarët e tyre.  Meqenëse në disa fshatra në komunën e Shtërpcës organizohet këso dasme me tjetër Kraljeviq Marko dhe me tjetër nuse, shpesh mund të shihen skena interesante të takimit të dy shpurave me dasmorë.

Pročka, Štrpce, BrezovicaNdërkaq, përfundimi i dasmës nuk është edhe përfundimi i manifestimit. Meqenëse karnavali është dita e kalimit nga “mesojegji” në agjërim, qeniet e këqia atëherë janë më aktive sesa ditëve të tjera. Për këtë shkak në muzgun e parë të gjithë njerëzit e shtëpisë dalin nga shtëpitë e tyre duke bartur “kumbarat” (“kumbare”, zakonisht bëhen nga lëvorja e drurit të dëllinjës ose të qershisë) e bëra më parë të cilat i djegin që të përzënë shpirtrat e këqij.

Nata e Karnavalit të bardhë në komunën e Shtërpcës është një përjetim që nuk mund të përshkruhet. Errësira, topat me flakë që sillen në rreth, shumë popull, rakia më e mirë vendore (sipas mundësisë të jetë e verdhë), tavolinat përplot, me një fjalë gazmend i përbashkët popullor që nuk duhet lënë pa e përjetuar.

 

Anketa

Cilin shteg e preferoni më së shumti?