|
Motel-restoranti "Mountain" |
|
 Motel-restoranti "Mountain" funksionon si pjesë e ndërmarrjes për qarkullim dhe shërbime “Lider”, Shtërpcë. Në përbërje të ndërmarrjes funksionon agjencia turistike me oferta specifike të paraqitjes së bukurive natyrore të maleve të Sharrit, siç janë kampimi, gjuetia sportive, peshkimi, kalërimi, dreka në natyrë, futingu (footing) dhe trim shtigjet. Ndërmarrja “Lider” posedon edhe objektin hotelier, me kafene, me piceri dhe me 9 apartamente, që gjendet në Shtërpcë (momentalisht i është dhënë me qira misionit të OSBE-së për nevojat e tij).
Motel-restoranti "Mountain" gjendet te vendnisja e teleferikut “Qafa e luanit”, bri shtegut të skijimit. Ka në dispozicion 6 dhoma me dy krevatë, 3 apartamente dhe restorantin me kapacitet 60 vendesh. Restoranti ofron ushqim nacional prej perimeve, prej prodhimeve të qumështit dhe prej mishit, ndërsa së shpejti do të ofrohen specialitete të etnokuzhinës nga lugina e Sirinikut. Çmimi i bujtjes dhe mëngjesi në këtë motel është 12 euro. Kontakti : +381638165256, +381638576841    
  

 
|